Prishtina vazhdon me fitore, Hajvalia gati befasoi!

Futboll

Prishtina vazhdon me fitore, Hajvalia gati befasoi!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2017 Në ora: 17:01
Pefqeli gjatë një ndeshje

Prishtina vazhdon me fitore në elitën e futbollit. Baradhekaltrit regjistrojnë fitoren e katërt rresht dhe ngjiten në pozitën e dytë me 54 pikë, kanë pesë me pak se lideri Trepça ’89 dhe dy më shumë se Feronikeli nga Drenasi që ka një takim me pak. Prishtina me shumë vështirësi shënoi fitore në Kizhnnicë me rezultat 1:0 ndaj ekipit nga paralagja e kryeqytetit, Hajvalia, në ndeshjen e javës së 26-të të Vala Superligës. Mërgim Pefqeli është autor i golit të fitores në minutën e 15-të dhe e mban Prishtinën në hap për titullin e kampionit. Hajvalia gati befasoi, por ka qenë e pafat. Epërsia e Prishtinës ka mundur të dyfishohet nga Gentrit Begolli, por nuk ishte i saktë nga penalltia. Ndërkohë, në minutat shtesë të ndeshjes Hajvalia për pak nuk shkaktoi befasi të madhe për të barazuar rezultatin, pasi traversa ia mohoi golin. Kryetrajneri Arsim Thaçi po i shkon fort mirë sepse në katër ndeshje sa drejton Prishtinën, ka po aq fitore, kurse Emin Bajrami, gati sa e bëri realitet një deklaratë të mëhershme se dikujt do t’ia prish planet.  Hajvalia është në vend të fundit me 7 pikë dhe kanë humbur shpresat për mbetje në elitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat