Shqiptarja nga Kosova synon kreun me AIK-un e Stokholmit!

Futboll

Shqiptarja nga Kosova synon kreun me AIK-un e Stokholmit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2017 Në ora: 19:03
Loreta Kullashi

Shumë futbollistë shqiptarë luajnë me sukses në shumicën e shteteve të Evropës, në Skandinavi, në shtetet e lindjes e deri në Australianë e largët. Edhe në konkurrencë e femrave, kemi futbolliste të dëshmuara siç është Kosovare Asllani që luan me sukses për Manchester Cityn,  Florijana Ismaili për Young Boys-in e Bernit etj. Pa dyshim se në futbollin suedez është talentja e madhe shqiptare me prejardhje nga Peja, Loreta Kullashi, e cila luan për ekipin AIK nga Stokholmi, që garon në Ligën e Dytë, por me synime që të rikthehen në elitë. Loreta luan në pozitën e sulmueses, është e gjatë 171 centimetra dhe është anëtare e kombëtares së Suedisë për U-19. “Unë jam shumë e kënaqur me kushtet në AIK dhe synimet e mija janë që të tregojë lojëra sa më të mira”, ka thënë Loreta ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”. AIK garon në Ligën e Dytë, cilat janë synimet e kësaj skuadre?

“Synimet e ekipit janë të kthehem në Allsvenskan (në Ligën e Parë), aty ku e kemi vendin”, shprehet sulmuesja, e cila ka treguar se cilat nga ekipet i parashikon si konkurrent për kreun e renditjes: “Mendoj se është ‘Växjö DFF’ dhe ekipi ynë”. AIK nuk e nisi mirë edicionin e  ri, e cila në konak të saj pësoi humbje me rezultat 2:0 nga ‘Umea’. Megjithatë, futbollistja shqiptare mendon se kanë qenë të pafat, sepse e dominuan lojën. “Ishim të pafat shumë, sepse ishin ekip më e mirë”, tregon Loreta. Jeni pjesë e kombëtares së Suedisë U-19, a ka qenë shumë vështirë? “Nuk më duket vështirë, sepse kur ke cilësi dhe e meriton, jeni në vendin e merituar”, thotë ajo. A keni njohuri për futbollin e Kosovës? “E përcjelli pak, aq sa kam mundësi”, përgjigjet Loreta. Ajo premton më shumë gola, sepse ky është misioni i saj. “Unë shpresoj të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë ekipin në realizimin synimeve”, ka thënë Loreta. A ka shumë futbolliste shqiptare që luajnë në Suedi? “Djem po, por jo shumë vajza”, tha Loreta. Ajo flet me respekt për Kosovare Asllanin të cilën e ka takuar në Manchester. “Me Kosovaren kam kontaktuar kur kam qenë tek Manchester City”. A keni pasur ofertë që të luani për kombëtaren e Kosovës? “Jo, vetën prej Shqipërisë”, thotë Loreta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat