Montella zbulon arsyen pse gjyqtari shtyu ndeshjen deri në minutën e 97-të

Futboll

Montella zbulon arsyen pse gjyqtari shtyu ndeshjen deri në minutën e 97-të

Më: 15 prill 2017 Në ora: 16:05
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella ka gjetur kohë që të bëjë shaka me Interin, pas golit të barazimit që shënoi skuadra e tij në minutën e 97’të.

Derbi “Della Madonnina” mes Interit dhe Milanit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Milani shënoi golin e barazimit në minutën 97’të, pavarësisht se gjyqtari shtyu ndeshjen vetëm pesë minuta.

Tani edhe trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur për golin e shënuar të skuadrës së tij në minutën e 97’të, duke thënë se gjyqtari, Daniele Orsato, bëri diçka të tillë, pasi Interi zvarriti shumë lojën.

“Mendoj se protesta ishte për atë nëse ishte apo nuk ishte gol”, tha fillimisht Montella për “Premium Sport”.

“Interi zvarriti lojën shumë në 25 minutat e fundit, gjyqtari e kuptoi këtë dhe shtyu ndeshjen. Edhe në minutat shtesë ata zvarritën lojën dhe Daniele Orstato bëri punë shumë të mirë”, shtoi Montella.

“Në ndeshjen e parë i pash ata duke festuar, kësaj radhe unë kam festuar më shumë se që duhet – tani e kuptoj gëzimin e Interit në ndeshjen e parë”, theksoi mes tjerash Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat