Reali shënon fitore të vështirë në minutën e fundit

Futboll

Reali shënon fitore të vështirë në minutën e fundit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:13
Pamje nga ndeshja

Pas fitores së madhe ndaj Bayernit në Champions League, Real Madridi ka vazhduar me fitore edhe në Ligën Spanjolle.

Gijon shënuan të parët në minutën 14 me anë të Duje Cop, por nuk kaluan as tre minuta dhe shënoj Isco, për të mbyllur me barazim pjesën e parë.

Me fillim të pjesës së dytë përseri Gijon kaloj në epërsi me anë të Vesga, por sërish madrilenët barazuan rezultatin me golin e Alvaro Moratës.

Pas shumë rasteve për gol ishte Isco përsëri ai që siguroi tre pikët për Real Madridin në minutën e 90. 

Madrilenët tani numrojnë plot 75 pikë në tabelë, 6 më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat