Prishtina para 30 vjetësh që i mori pikë Zvezdës në Beograd

Futboll

Prishtina para 30 vjetësh që i mori pikë Zvezdës në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:07
Foto e KF Prishtina 1987

Në pranverën e vitit 1987, Prishtina befasoi të gjithë, kur luajti baras 0:0 me Cërvena Zvezdën në Beograd, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë. Atëkohë portieri Shukri Paçarada debutoi në fanellën e Prishtinës dhe bëri sensacion, duke mbrojtur atë që nuk mbrohej dhe u vlerësua me notë 9 e 10 nga disa mediat e asaj kohe.

Kjo është fotografia e vitit 1987 një ditë para ndeshjes me Zvezdën, tregon Arbnor Morina, ish-futbollist i gjeneratës së artë.  I pari ulur: Mensur Nexhipi, Kujtim Shala, Sadik Rrahmani, Zoran Batroviçi e Goran Pupovac. I parë në rreshtin e dytë: Skënder Shengyli, Abdyl Bellopoja, Faton Domi, Muharrem Sahiti, Boban Stankoviqi e Muhamed Kolenoviqi. I pari në rreshtin e tretë: Rade Stevanoviq, Xhevdet Muriqi, Vlladisllav Gjukiqi, Gani Llapashtica, Arbnor Morina, Shukri Paçarada e Fadil Muriqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat