Man United kërkon dyshen e Atleticos, lamtumirë De Gea

Futboll

Man United kërkon dyshen e Atleticos, lamtumirë De Gea

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:33
David de Gean

Manchester United është vënë pas dyshes së Atletico Madridit, Antoine Griezmann e Jan Oblak.

Sipas “Daily Star”, Manchester Unitedi ka gati 125 milionë funte për dyshen e Atletico Madridit: sulmuesin Antoine Griezmann e portierin, Jan Oblak.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, ka kohë që kërkon Griezmannin, teksa tani ka bërë gati edhe 40 milionë funte për portierin, Oblak.

Raportohet se Real Madridi do të bëj çmos që ta kthejë në Spanjë, David de Gean, dhe për këtë Mourinho e kërkon 24 vjeçarin Oblak – që e sheh si zëvendësuesin ideal të spanjollit.

Image
Daily Star
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat