Xhaka me Baselin pa mëshirë për rivalin

Futboll

Xhaka me Baselin pa mëshirë për rivalin

Nga: K. Goca Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:20
Xhaka gjatë një ndërhyrje

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Baseli, nuk kursyen asnjë ekip, kësaj here e demoloi me rezultat 4:0 Lausanne-n.  Baseli bëri lojë shumë më të mirë, e mbushi me gola portën e vendasve.

Futbollisti shqiptar Taulant Xhaka bëri paraqitje shumë të mirë dhe nuk treguan fare mëshirë për ekipin e reprezentuesit të Kosovës, Benjamin Kololli. Golat i realizuan: Lang (37’),  Elyounoussi (40’ e 82’) dhe Sporar (59’). Si Xhaka po ashtu edhe Kololli luajtën tërë takimin për ekipet e tyre në një ndeshje që u dominua nga Baseli. Pas 28 jave Baseli kryeson me 73 pikë, kurse Lausanne është në pozitën e shtatë me 27 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat