Ferizaj zhgënjeu, Drenica importoi pikë

Futboll

Ferizaj zhgënjeu, Drenica importoi pikë

Nga: K.G. Më: 16 prill 2017 Në ora: 16:54
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Drenicës nga Skenderaj në çastet e fundit barazoi me rezultat 1:1 me Ferizajn dhe importoi një pikë domethënëse në luftë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit. Në një ndeshje mjaft interesante deri në fund, Ferizaj zhgënjeu me këtë barazim, duke mos arritur t’i gëzojë tifozët, ndërsa për Drenicën kjo pikë është sikur fitore duke iu falënderuar Kreshnik Lushtakut. Sulmuesit e Ferizajt u treguan të ngathët dhe kjo iu kushtoi. Në minutën e 69-të, Maliq Beluli, shënoi supergol, ndërsa mysafirët barazuan falë golit të Kreshnik Lushtakut në minutën e 83-të. Dy minuta pa përfunduar takimi, Kreshnik Lushtaku u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë Drenica u kthyen me një pikë, Ferizaj është në vend të nëntë me 23 pikë, kurse Drenica mban pozitën e shtatë me 31 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat