Partizani ndalet në Shkodër

Futboll

Partizani ndalet në Shkodër

Më: 16 prill 2017 Në ora: 21:57
Foto nga ndeshja Vllaznia-Partizani

Kur mendohej se ekipi i Partizanit do të mund të shkëputej disi nga rivalët për titull, kjo gjë nuk ka ndodhur. Vrulli i ekipit kryeqytetas është ndalur në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër. Loja në fillimi ka nisur thuajse e barabartë mes dy ekipeve. Kjo bëri që pjesa e parë e takimit të mbyllet me rezultatin e bardhë 0:0.

Skuadrat kanë zbritur në fushë më të karikuara dhe më me shumë energji. Vllaznia ka shënuar fillimisht gol në minutën e 76 me anë të Hebaj. Kurse, Ekuban barazoi rezultatin në 1:1, teksa shënoi në minutën e 80.  Pas këtij barazimi të vështirë në fushën e Vllaznisë, Partizani ka 59 pikë, aq sa ka Kukësi, që mban vendin e parë, për shkak të golavarazhit më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat