Pas 175 ditëve Shaqiri gjen rrjetën: Këtë gol nuk do ta harroj kurrë

Futboll

Pas 175 ditëve Shaqiri gjen rrjetën: Këtë gol nuk do ta harroj kurrë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 prill 2017 Në ora: 09:57
Xherdan Shaqiri

Është një fitore çliruese për Stoke City. Përherë të parë që nga 4 marsi klubi i Xherdan Shaqirit gjen fitoren kundër Hull City me 3:1. Gjilanasi kishte vlerë të jashtëzakonshme në këtë fitore: goli i parë 1:0 u shënua nga Marko Arnautovic para (6.), atëherë e shënon golin ai nga një distancë 20 metra kundër Eldin Jakupovic për fitoren 3:1. Topi ra në rrjetë në minutën e 80.

Shaqiri ka shënuar katër gola që nga fillimi i sezonës, ndërsa golin e parafundit e shënoi në 22 tetor 2016, gjithashtu kundër Hull - përpara 175 ditëve.

“Ishte një gol fantastik i Shaqirit,” tha trjneri i tij Mark Hughes, “dhe gjithashtu një çlirim i madh për të.”

“Ishte një gol i bukur. Jam shumë me fat që e bëra atë gol. Ne jemi të gjithë profesionistë dhe punojmë për këto momente. Por më e rëndësishme është fitorja pas shumë humbjeve,” tha Shaqiri që u ndërrua në minutën e 87. “Unë nuk do e harroj këtë gol. Topi preku shumë bukur rrjetën. Kjo është ndjenja e dashurisë se pse ne jemi bërë futbollistë.”

Gjithashtu me rëndësi është të përmendet se Shaqiri ka vuajtur nga problemet muskulare duke munguar rreth dy muaj.

“Kur unë jam me fat, luaj mirë. Kundër Hull luaja me vetëbesim dhe këtë e vërejtët në fushë. Shpresoj të vijojë ky trend,” tha Shaqiri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat