Futbollistja shqiptare që krahasohet me Zlatan Ibrahimovic

Futboll

Futbollistja shqiptare që krahasohet me Zlatan Ibrahimovic

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:56
Kosovare Asllani

Kosovare Asllani është një futbolliste me origjinë shqiptare e cila luan për ekipin e femrave të Manchester City dhe skuadrën kombëtare të Suedisë.

E njohur ndryshe si Kocce, ajo ka lindur në Kristianstad  të Suedisë.

 Prindërit e saj u shpërgulën nga Kosova në Suedi në vitin 1988, viti në të cilin lindi edhe Kocce.

Asllani ishte vetëm 18 vjeç kur ajo luajti për herë të parë për Suedinë në vitin 2008. Dhe është konsideruar si sulmuesja më e mirë në Suedi.

Në media është quajtur “femra Zlatan” për shkak të aftësive që ajo ka treguar. Në Paris Saint-Germain ajo ka shënuar golin më të shpejtë ndonjëherë në 26 sekonda, duke ia kaluar edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar një gol për 27 sekonda.

Asllani nuk e ka harruar origjinën e saj duke e përmenduar herë pas herë faktin që është krenare është se shqiptare.

“Unë jam shumë krenare të luaj për Suedinë por Kosova është në zemrën time. Famijla ime është nga Kosova dhe kjo medalje shkon për Suedinë dhe Kosovën. Të dyja janë në zemrën time,-” ka thënë ajo, pasi fitoi medaljen në Lojrat Olimpike 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat