Cungu dhe Vllaznia, “fituesit” e javës së 29

Futboll

Cungu dhe Vllaznia, “fituesit” e javës së 29

Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:40
ilustrim

Armando Cungu barazon në fuyshën e blertë por fiton jashtë saj. Në intervistën dhënë për Supersport të Enjten, trajneri i Vllaznisë kërkoi që t’i jepej fund me aludimet se skuadra e tij po bënte lojën e skuadrave të veçanta. Këtë e kërkoi me këmbëngulje duke mbajtur lart emrin e skuadrës së qytetit ku u lind dhe u rrit. Koha i dha të drejtë, Cungu dhe djemtë e tij vërtetuan se emri që mban Vllaznia është shumë i madh për të bërë llogari klasifikimi apo rivalësh. Një trajner që e di ta lexojë shumë mirë historinë e futbollit aq më tepër atë të Shkodrës së futbllit. Përtej rezultatit të “Loro Boriçit” ndaj të kuqve, Vllaznia ashtu si edhe Cungu i dha një mesazh të gjithë Kategorisë Superiore se futbolli luhet në fushë. 11 të besuarit e trajnerit që të gjithë shkodranë treguan gjithashtu se qyteti verior do të mbetet një nga pikat e rëndesës përsa kohë dashuria për këtë lojë të jetë e madhe. Në 6 ndeshjet e fundit, të besuarit e Cungut nuk njohin humbje dhe këtë fundjavë bënë hapin e madh duke u futur zyrtarisht në zonën europiane. Pikët e marra ndaj dy kryesuesve në javët e fundit shpërblejnë punën e grupit aktual për të ëndërruar diçka më shumë se mbijetesa ku Vllaznia ka notuar gjatë sezoneve të fundit. Një skuadër e kolauduar dhe simpatike në sjelljen e saj në fushën e lojës.

Asnjëherë vuglare në futbollin që propozon dhe përherë e gatshme për të dhuruar shkëndijën që e bën këtë lojë të dashur në Shkodër. Ajo që ndodh në zyrat e klubit apo në faqet e para të gazetave është tërëisht një temë e huaj për këta djem që nën drejtimin e Cungut derdhin djersë çdo ditë. Trajneri ka arritur të krijojë flluskën hermetike për ta mbrojtur skuadrën nga influencat e jashtme dhe ia ka dalë mbanë sepse futblli në Shkodër vazhdon të jetë i shenjtë dhe ndoshta loja që të jep të drejtën për të replikuar në fushë. Të tilla sfida si ajo e luajtur të dielën në “Loro Boriçi” janë arsyeja se përse brezat e rinj duhet të ndjekin ëndrrën e tyre që një ditë të vëshin fanellën e skuadrës së tyre të zemrës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat