Casemiro: E dimë se çfarë duhet të bëjmë nesër për të eliminuar Bayernin

Futboll

Casemiro: E dimë se çfarë duhet të bëjmë nesër për të eliminuar Bayernin

Më: 17 prill 2017 Në ora: 15:58
Casemiro

Një ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes së parë, shtylla e mesfushës te Reali, Casemiro e ka të qartë që skuadra e tij ende nuk i ka mbyllur llogarit e kualifikimit me Bayernin. Fitorja e ndeshje së parë sipas tij nuk është e mjaftueshme për të qenë të qetë.

“Kemi marrë një rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë dhe tashmë e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të kaluar më tej. Ne duhet të luajmë lojën tonë, edhe pse e dimë se do të jetë tepër e vështirë. Bayern Munich ka lojtarë shumë cilësor, por ne duam ta fitojmë këtë ndeshje për të shkuar më tej. 

Lewandowski është futbollist i madh, por Bayern ka edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm dhe nesër do të jetë një ndeshje e madhe”, deklaroi braziliani në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat