Dhunë në Argjentinë: E hedhin tifozin nga tribunat

Futboll

Dhunë në Argjentinë: E hedhin tifozin nga tribunat

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:18
Emanuel Balbo

Emanuel Balbo (22) në derbin ndërmjet Belgrano dhe Taleres është rrahur dhe është hedhur nga tribunat e stadiumit “Mario Alberto Kempes”.

Ai përfundoi në koma si rezultat i lëndimeve në kokë.

Të dyja ekipet nga Kordoba u takuan për herë të parë pas 15 vjetësh në Divizionin e parë të Argjentinës në futboll dhe në takimin e tyre të parë pati probleme.

Në stadium pati vetëm shikues të Belgrano, “Piratët”, ndërsa përveç Balboa, në incident u lëndua edhe një tifoz, Diego Fridman, lëndimet e të cilit ishin më të lehta.

Zëvendëse drejtori i spitalit në Kordoba, Maksimiliano Titareli tha se Balbo ishte pranuar në gjendje kritike dhe me pak shenja të aktivitetit të trurit.

Sipas La Voz del Interior, dhuna shpërtheu pasi Emanuel Balbo u përlesh me Oskar Gomez, i cili në vitin 2012 kishte vrarë vëllain e Emanuel, Agustin.

Gomez, sipas mediave argjentinase, ndodhet në ikje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat