Befason Conte: Ky është ekipi më i mirë në Premier Ligë

Futboll

Befason Conte: Ky është ekipi më i mirë në Premier Ligë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 20:47
Antonio Conte

Trajneri i Chelseat ka dhënë një deklaratë befasuese pas humbjes nga Manchester United.

Chelsea ka qenë skuadra dominuese e këtij stinori në Premier Ligë, duke e kryesuar tabelën pothuajse gjatë tërë edicionit.

As kjo ecuri fantastike, nuk është mjaftueshme për trajnerin Antonio Conte, i cili pas disfatës 0:2 nga United, ka thënë se ndjekësi kryesor i ‘Bluve’ në garën për titull, Tottenham Hotspur është skuadra më e fortë në Premier Ligë.

“Mendoj se Tottenhami është skuadra më mirë aktualisht. Ata po kalojnë në një formë tepër të mirë dhe entuziazmi për të fituar sa shkon e rritet. Ata duan të shkruajnë historinë”, ka thënë Conte.

“Ne duhet që të jemi më të mirë nëse duam të përfundojmë të parët, përndryshe nuk e meritojmë titullin”, ka përfunduar italiani.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në përfundim të stinorit në Premier Ligë, Chelsea ka katër pikë më shumë se Tottenhami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat