A luan Dybala kundër Barcelonës?

Futboll

A luan Dybala kundër Barcelonës?

Më: 18 prill 2017 Në ora: 14:05
Dybala

Futbollisti Paolo Dybala gati për Juventusin. Ankthit nëse ylli i “Zonjës së Vjetër” do të ishte apo jo i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, i ka ardhur fundi.  Sulmuesi i bardhezinjve do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri, për transfertën  e Champions League kundër blaugranave. Ai pësoi një dëmtim në takimin kundër Pescares, moment ky që përcolli panik në i kampin bardhezi, por tashmë rreziku ka kaluar dhe argjentinasi është në formën e tij më të mirë fizike. Në një intervistë të dhënë, Dybala foli dhe për rinovimin  e kontratës së tij me kampionët e Italisë. Ai u shpreh se  ndihet i lumtur që do të vazhdojë aventurën e tij në Torino.

“Dëmtimin që pësova e kam lënë pas për fat të mirë dhe në takimin kundër Barcelonës do të jemë i gatshëm. Përsa i përket rinovimit, unë pata një bisedë me drejtorin sportiv të juventusit, Beppe Marotta dhe i thashë që do të zgjedhë Juventusin pasi këtu ndihem shumë mirë dhe dua të vazhdojë të korrë shumë suksese me këtë fanellë", tha Dybala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat