Në 18 vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Guraziut, kolegët e ekipit të tij, organizuan turnir në futboll të vogël

Futboll

Në 18 vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Guraziut, kolegët e ekipit të tij, organizuan turnir në futboll të vogël

Nga: Ragip Guraziu Më: 19 prill 2017 Në ora: 09:26
Fitues i kupës doli ekipi

Siç çdo vitë, edhe kësaj radhe, kolegët e dëshmorit të kombit të UÇK-së, e nderuan kolegun e tyre të ekipit edhe kësaj radhe duke organizuar turnir në futboll të vogël, ku ekipi ''Rina'' zuri vendin e parë, në mesin e 30 ekipeve pjesëmarrësese nga  të gjitha fshtrat e komunës së Therandës dhe u shpërblyer me Kupën, ku në finale  u ndeshen  dy ekipet Rinia, nga Bllaca dhe Bonimi, ekip i formur nga disa të rinj që vinin nga komuna e Therandës dhe 2-1 fitoi  ''Rinia''.

''Po ne organizuam turne në futboll të vogël në shenjë të nderimit dhe përkujtimit të kolegut tonë, ish futbollisti i ekipit tonë, Sadri Guraziu dhe siç çdo vit tani edhe në 18 vjetorin e tij, tani më tradicional ky turnir, sado pak po mendojmë se kështu të gjithë ne t'i rehatojmë zemrat tona, por atij i qoftë lavdi e përhershme'', prononcohen kolegët e tij të ekipi, që për vite të tëra ishin fitues i kësaj kupe, por tani kësaj radhe nuk po ndihen keq sepse ekipi ''Rina'', fitues i Kupës me vite ka ëndrruar, dhe ja suksesi....

''Kësaj radhe ishim më të përgatitur se herëve tjera dhe kërkesa e ekipt ''Rinia'' ishte  se unë të udhëheqi ekipin në këtë turnir madhështor, pasi isha disa vite futbollist aktiv në ekipin e 19 nëntorit të asoj kohe nga Theranda dhe po mendojë se në mesin e 30 ekipeve kemi fituar me meritë edhe pse kundërshtari ishte për çdo lavdatë, por ne fituam 2-1,rezultat i ngusht por ja që ja ka vlerë pasi për vite edhe pse ne deshironim ta fitojmë këtë Kup,disa raste fati na ktheu shpinë,por tani ia arritem qellimit'',shprehet kështu,trajneri, Fehmi Guraziu, kur nuk harroi ta falenderon nga zemra e tij dhe ekipit në fjalë, sponzorin, Halit Zekollin.

Ekipi fitues i këtij turniri, ishte në këtë përbërje; Sedat Zekolli, Vloran Guraziu, Flamur Fangu, Haki Elshani, Mentor Elshani, Hekuran Ibrahimi, Liridon Shala, Leonard Gashi, trajner Fehmi Guraziu, sponzor Halit Zekolli.

Sukseset vazhdojnë

Pas luftës, shokët e idealit dhe të futbollit ku lujti edhe Sadriu, e pagëzuan skuadrën më emrin e dëshmorit, Sadri Guraziu. Në të gjitha turnetë që u organizuan në nivel lokal apo komunal në Therandë, ky ekip doli i pari. Nga kjo skuadër dolën lojtarë  të cilët luajtën në Supër Ligën e parë të Kosovës.

Kush ishte Sadri Guraziu...

I lindur në fshatin Bllacë nga e ëma Sevdie dhe i ati Hasan Guraziu. Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai pse edhe 17 vjeçar rroku armën dhe ju bashkangjitë Brigadës 121 Ismet Jashari-Kumanova, përkatësisht Kompanisë Bislim Zekolli në Bllacë. Dhe në ditën e 16 prillit të vitit 1999 deri sa po vezhgonin së bashku me Zaim Pirkun, një predhë e armikut erdhi nga fshati Temeqinë ku ishin të vendosur forcat kriminale të Millosheviqit dhe kriminelëve të tjerë në fshati Javor e goditën dëshmorin e kombit Sadri Guraziun, i cili te vetmin ideal e kishte çlirmin dhe lirinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat