Batatina: Të gjitha lokalet sot në Podujevë mbyllen nga ora 15:00-17:00

Futboll

Batatina: Të gjitha lokalet sot në Podujevë mbyllen nga ora 15:00-17:00

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2017 Në ora: 10:56
Tahir Batatina

Katër skuadra në emocione të mëdha, sepse gabimi më i vogël i mënjanon nga garat e Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Llapi nga Podujeva, Besa e Pejës, Drenica nga Skenderaj dhe Trepça e Mitrovicës, pretendojnë finalen. Në ndeshjet e para nuk pati fitues, ku Drenica luajti baras 0:0 me Llapin dhe Trepça 2:2 me Besën. Në ndeshjet e kthimit që do të zhvillohen sot në orën 15.00, do të jenë dy sfida të nxehta, me emocione edhe ndërmjet tifozëve. Llapi para shikuesve të saj sfidon Drenicën, kurse Besa ndeshet me Trepçën. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se janë të përgatitur maksimalisht dhe beson e shpreson se do të kualifikohen në finalen e madhe. “Ne jemi të përgatitur maksimalisht, e kemi ndeshjen e vitit dhe kemi punuar që të jemi finalist, sepse jemi skuadra me harmoninë më të mirë në Superligë.

Kam besuar në këta djem dhe besoj prapë se do të jemi në garat evropiane bashkërisht. Lojtarët po e japin më të mirën për kryesinë, për Qytetin dhe për klubin e Llapit, ndërsa atomin e fundit janë duke e japë për mua si trajner, pasi ata kanë besim në mua shumë dhe stafin tim”, ka thënë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. A jeni komplet dhe ku i sheh pikat më të forta të ekipit tuaj? “Jemi komplet, kjo është shumë më rëndësi. Pika e fortë është morali i lart dhe loja kolektive e skuadrës”, theksoi ai. Batatina tha se fare nuk i frikësohet Drenicës, por kërkon finalen: “Besoj në skuadër dhe në punën e bërë”.  Ai ka edhe një mesazh për tifozët më të mirë ‘Legjendat’ që janë lojtari i 12-të i skuadrës. “’Legjendat’ dhe qytetarët e Podujevës kanë paralajmëruar të gjithë se të gjitha lokalet sot mbyllen nga ora 15:00-17:00”, tha Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat