Komisioni disiplinor dënon Munishin me të tjerët për videon skandaloze

Futboll

Komisioni disiplinor dënon Munishin me të tjerët për videon skandaloze

Më: 19 prill 2017 Në ora: 18:11
Ismet Munishi

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës më në fund mori vendimet e saja për akterët që u panë në videon skandaloze. Aty u panë se si flisni për kurdisje e dallavere gjyqtari Bajram Gashi, gjyqtari Edmond Zeqiri, trajneri Ismet Munishi e vëzhguesi Ali Ajeti.

Munishi është dënuar me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera për gjashtë muaj, ndërsa gjyqtari Bajram Gashi nuk do të ketë të drejt referimi për një vit. Edmond Zeqiri, që po ashtu shihet në video, është dënuar me gjashtë muaj ndalesë referimi, e delegati Ali Ajeti, dënohet me dy vjet mosdelegim në futbollin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat