UEFA dënon ashpër Lyon dhe Besiktas

Futboll

UEFA dënon ashpër Lyon dhe Besiktas

Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:11
Rrahja e tifozëve

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka dënuar skuadrat e futbollit Lyon dhe Besiktas, me arsyetimin se janë përgjegjëse për incidentet në ndeshjen e javës së kaluar të Liga Evropa në Francë.

Lyon dhe Besiktas duhet të paguajnë nga 100.000 euro dhe u është caktuar dënimi me kusht i suspendimit për një vit, i cili hyn në fuqi kur të sigurojnë plasmanin në ndonjë prej garave nën ombrellën e UEFA-s.

Klubi francez është përgjegjës për shkak të organizimit të dobët të takimit, gjatë të cilit pati trazira në tribuna dhe hyrje të shikuesve në terren.

Ekipi turk është dënuar për shkak se tifozët e tij shkaktuan trazira, duke përdorur mjete piroteknike dhe duke hedhur gjësende në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat