Enrique: Juventus u kualifikua, por kjo skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Futboll

Enrique: Juventus u kualifikua, por kjo skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Më: 19 prill 2017 Në ora: 23:48
Luis Enrique

Luis Enrique e konsideron të merituar kualifikimin e Juventusit dhe e vlerëson shumë Massimiliano Allegrin.

Trajneri katalunas ka uruar kampionin italian për kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Ky është futbolli. Ne jemi përpjekur duke luajtur shpejtë dhe në sulm, por na mungoi një kthjelltësi në fund. Loja ishte e bukur mes dy klubeve të mëdha. Urime për Juventusin”, deklaroi Enrique.

“Juve ka trajner të madh dhe skuadër shumë të fortë. Ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, shtoi Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat