Gruaja e Ancelottit ka një fjalë të rëndë për gjyqtarin

Futboll

Gruaja e Ancelottit ka një fjalë të rëndë për gjyqtarin

Më: 20 prill 2017 Në ora: 14:35
Ilustrim

Mariann Barrena, gruaja e trajnerit italian të Bayern Munich, ishte jashtëzakonisht e zemëruar me punën e gjyqtarit të çerekfinales së kthimit në “Santiago Bernabeu”, duke besuar se ai ka favorizuar hapur Real Madridin. Bashkëshortja e Carlo Ancelottit akuozn, kësisoji, hungarezin Viktor Kassai, që bëri gabime me ndikim direkt në rezultat, gjatë përplasjes klasike të Europës, e luajtur të martën mes Real Madridit dhe Bayern Munich.

Indinjatën e saj, Mariann Barrena e ka shprehur në Instagram, përmes një statusi, që lë të kuptohet qartë se rezultati i ndeshjes në fjalë është ndikuar kryesisht nga gabimet e arbitrit, raporton telesport. Me këtë rast, ajo pyeti se çfarë duhet pritur më, që të vendoset “videoarbitraje” (teknologjia në fushë): “Siç është bërë një konkluzion unanim tashmë, edhe unë po ju them të vërtetën. Arbitrimi gjatë ndeshjes së të martës ishte një turp. Kjo nuk duhet të ndodhë, duke pasur parasysh nivelin e një loje të tillë të bukur. Ne kemi merituar shumë më shumë… Është koha për të sjellë “video tecnología” (VAR). Kjo lojë do të mbahet mend si një shembull i asaj që nuk duhet të ndodhë përsëri.” Mariann ishte krenare për lojën e Bayern Munich, por aspak e lumtur për mënyrën se si erdhi fitorja e “Los Blancos”: “Personalisht nuk mund të them se jam e lumtur që Real Madrid shkon përpara në këtë mënyrë!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat