Lyoni feston, Besiktasi vajton

Futboll

Lyoni feston, Besiktasi vajton

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2017 Në ora: 23:54
Besiktas - Lyon

Nesër në Nyon do të dihen se kush më kë do të takohet në gjysmëfinalen e Europa League.  Lyoni, Manchester Utd, Celta, Ajax-i janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Europa League.

Lyoni triumfoi me penallti me rezultat 7:6 ndaj Besiktas-it. Sfida ndërmjet skuadrës turke Besiktas-it dhe asaj franceze, Lyon përfundoi në kohën e rregullt 2:1 në favor të vendasve, kësisoj ndeshja shkoi në vazhdime pasi që takimin e parë e kishte fituar Lyon po ashtu me 2:1, por penalltitë përcaktuan fituesin.

Ndeshja shumë e mirë, me mjaft raste shënimi. Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes një golit shumë të bukur të futbollistit Anderson Talisca. Ai nga rreth 15-16 metra goditi bukur dhe 1:0 për Besiktas-in në minutën e 27-të. Pas shtatë minutave Lyon barazoi falë golit të Alexandre Lacazettes.

Në minutën e 58-të, futbollisti më në formë i Besiktas-it, Anderson Talisca, sërish në skenë, duke shënuar për rezultatin 2:1. Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, por nuk pati gola dhe fituesi u përcaktua me penallti. Për Besiktas-in shënuan nga penalltitë: Babel, Tosun, Hutchinson, Arslan, Talisca, Uysal; dështoi: Toshiq, Mitroviq - për Lyonin: Fekir, Tolisso, Ghezzal, Rybus, Valbuena, Diakhaby e Gonalons; dështoi: Jallet. Lyoni festoi kualifkimin, tifozët e Besitasit vajtojnë eliminimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat