Ish-lojtari anglez Ugo Ehiogu shtrihet në spital, pasi i ra të fikët në stërvitje

Futboll

Ish-lojtari anglez Ugo Ehiogu shtrihet në spital, pasi i ra të fikët në stërvitje

Më: 21 prill 2017 Në ora: 02:05
Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Aston Villas, Ugo Ehiogu

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Aston Villas, Ugo Ehiogu, është dërguar me urgjencë në spital, pasi ditën e enjte e ka humbur vetëdijen në qendrën stërvitore të Tottenham Hotspur.

44-vjeçari është i angazhuar si trajner i ekipit të Spursave nën 23 vjet dhe duke bërë punën e tij ka pësuar kolaps.

Atij i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe pastaj është dërguar me ambulancë në spital.

“Të gjithë në klub ia dëshirojnë më të mirat Ugos dhe familjes së tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga Tottenhami, ku u konfirmua lajmi se ai është duke u trajtuar në spital.

Ehiogu ka regjistruar mbi 200 paraqitje për Aston Villan gjatë viteve 1991-2000 dhe pastaj kaloi shtatë sezone të Middlesbrough.

Me të dyja këto klube e ka fituar Kupën e Ligës (në vitin 1996, respektivisht 2004).

Ugo e ka përfaqësuar Anglinë në katër ndeshje, ndërsa ka luajtur edhe për klube, si West Brom, Leeds, Rangers dhe Sheffield United, para se të pensionohej në vitin 2009. Te Tottenhami është angazhuar që nga viti 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat