Rexha fajëson infrastrukturën që nuk ka rritje të cilësisë

Futboll

Rexha fajëson infrastrukturën që nuk ka rritje të cilësisë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2017 Në ora: 10:11
Kastriot Rexha

Në finalen e Digitalb Kupën e Kosovës në futboll, do të ballafaqohen Besa e Pejës dhe Llapi nga Podujeva. Sulmuesi Kastriot Rexha është i frymëzuar për golin që shënoi në fitoren e thellë për Besën me rezultat 6:0 ndaj Trepçës nga Mitrovica, për faktin se ai pas gjashtë muaj e gjysmë u rikthye në fushën e gjelbër. Rexha mungojë për shkak të lëndimit dhe mungesa e tij u ndje dukshëm në petkun e Besës. “Pas 6 muaj e gjysmë u riktheva me sukses. Pas një ndërhyrje që kam pasur, tani jam rikthyer dhe u paraqita për pak minuta në ndeshje, ku edhe shënova. Është ndjenjë e mirë, por është edhe më e mirë kur shënon dhe nuk ke problem më prej dëmtimit”, ka thënë Rexha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Futbollisti beson se do të jetë në formën më të mirë për finalen e madhe, por gjithsesi është i matur në parashikime: “Gjasat janë të barabarta dhe mendoj sa kemi mundësi ne, ka mundësi edhe Llapi. Nuk shoh favoritë në këtë takim”. Nëse fitoni trofeun e Kupës a do të jetë sukses i madh dhe në fakt shpëtimi i sezonit? “Po, nëse Besa fiton do ta përmbyllte një edicion të suksesshëm, pasi që në kampionat nuk kemi qenë mirë”. Pejanët ka kohë që janë dorëzuar në luftë për titullin e kampionit, pasi që tani janë në pozitën e pestë me 44 pikë ose 18 pikë me pak se lideri Trepça ’89 pas 26 jave në elitë. Rexha tha se në këtë edicioni kanë treguar lojë sulmuese: “Besa në këtë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat