Si ta zhvillojmë futbollin e Kosovës?

Futboll

Si ta zhvillojmë futbollin e Kosovës?

Nga: Besmir Haxhikadria Më: 21 prill 2017 Në ora: 10:14
Besmir Haxhikadria

Debate  

Në javët e fundit jemi dëshmitarë të zhurmave të ndryshme, që nga trukimet e disa ndeshjeve, që nga dalja në skenë e disa videove skandaloze, që deshëm apo nuk deshëm, e tronditën në përgjithësi futbollit. Nëse shikojmë profesionalisht gjërat fije e për pe, duhet të presim edhe vendimet e Komisioneve përkatëse, të cilat do ta konstatojnë e vërtet ka pasur apo jo trukime të ndeshjeve. Sepse kur jepet vendimi final, kur ndëshkohen akterët e kurdisjeve apo dallavereve të ndryshme, atëherë mund të vijmë në përfundim se vërtet ka pasur. Gjithçka që flitet deri me tash do të ishte e kot, nëse nuk kemi vendime të Komisioneve përkatëse. Diçka ka dhe patjetër se dënime do të dalin në sipërfaqe brenda këtyre ditëve.

Dikush do të ndëshkohet, por ai që e meriton le të ndëshkohet, sepse kjo do të jetë në të mirë të futbollit tonë. Duhet t’i evitojmë të gjitha dukuritë negative, të mendojmë për të mirën e këtij sportit, t’i shmangemi trukimeve e dallavereve, se nuk na dërgojnë askund. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit që kemi bërë trukime, ato ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara që kanë futbollin jashtëzakonisht cilësorë. Mirëpo, kjo që ngjau në javët e fundit në vendin tonë, do të ishte diçka jashtë normales dhe që pengon shumë edhe zhvillimin e këtij sporti, duhet t’i hedhim të gjitha pas shpinës, t’i kthehemi punës dhe të luftojmë të këqijat në kërkim të një gjetje të një mundësie më të mirë për zhvillimin e futbollit. Ata që janë të përfshirë në afera e skandale të ndëshkohen.

Ata që janë të pastër të lirohen dhe të vazhdojmë tutje. Të jemi kontribuues, mbi të gjitha parimorë, të kërkojmë vlerat dhe jo të merrem me shumë me thashetheme dhe në dëmtimin e sportit tonë. Kemi shumë punë të tjera më të mençura se sa të merrem me gjëra të kota dhe që nuk na shkojnë edhe për fytyre. Te jemi bashkëpunues sepse sporti është urë që lidh bashkëpunimin mes shumë qyteteve e shteteve dhe të jemi shembull për të gjithë, larg dhunës, larg trukimeve, larg dallavereve, dhe gjithnjë në kërkim të lojës së pastër, të frymës sportive dhe të korrektësisë. Kosova ka forcë të arrijë të gjitha, sepse ka rini të shëndosh, mbi të gjitha ka njerëz profesionist që mund të bëjnë gjëra të mira. Prandaj, është koha të mendojmë për shtigje të gjata dhe jo të shikojmë vetëm interesat personale.

Autori është zëdhënës i Vëllaznimit për komunikim dhe marrëdhënie me publikun

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat