A do të luajë Neymar në El Clasico? Përgjigjet Enrique

Futboll

A do të luajë Neymar në El Clasico? Përgjigjet Enrique

Më: 22 prill 2017 Në ora: 13:46
Neymar

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ende nuk e dinë nëse Neymar, i cili është i suspenduar, do të luajë apo jo ndaj Real Madridit

“A mendoni se Neymar do të luajë? Unë nuk preferoj të flas, klubi është duke bërë çdo gjë të mundshme që ai të luajë", ka deklaruar Enrique në konferencën për media.

“Por, unë jam gati ta luajë El Clasicon me ose pa Nymarin”, ka theksuar strategu spanjoll.

Barcelona është duke tentuat që të shfrytëzojë gjitha mundësit e mundshme në mënyrë që Neymar të jetë gati për “El Clasico”, që zhvillohet këtë të diele.

Barcelona është ankuar në CAS për t’ia zbutur dënimin Neymarit pre tre ndeshjeve, pasi apeli që bënë në Federatën Spanjolle të Futbollit, është refuzuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat