Cikalleshi shënon në kampionatin turk

Futboll

Cikalleshi shënon në kampionatin turk

Më: 24 prill 2017 Në ora: 06:57
Festa

Sokol Cikalleshi sërish përcaktues te Akhisar Belediye. Në kampionatin turk është momenti i sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili pasi ndëshkoi ish skuadrën e Istanbul Basaksehir, duke ia bërë më të vështirë misionin titull, shpërtheu me një gol dhe 1 asist në sfidën ndaj Bursasporit. Në javë e 28-të të Superligës turke, Cikalleshi ndihmoi skuadrën e tij të hidhte një hap të sigurt drejt mbijetesës.

26-vjeçari kavajas i cili luante sfidën e tij të 8-të që pas transferimit në formë huazimi të Akhisar Belediye arriti të linte sërish shenj teksa bëri gjithçka mirë në një ndeshje të dominuar nga vendasit të cilët në stadiumin e tyre arritën të fitonim me rezultatin e thellë 5-1 ndaj një skuadre me emër si Bursaspori. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh pikërisht me mesfushorin argjentinas Batalla në minutën e 15-të.

Por vetëm pak sekonda më vonë, Cikalleshi bëri njeriun asist duke i shërbyer Adin-it golin e barazimit. Akhisari shumë shpejt gjeti edhe golin e epërsisë me Yumly ndërsa në të 24-n ishte radha e Cikalleshit.

I asistuar nga Hurmaci kuqeziu tregoi gjithë klasin e tij brenda zone teksa fillimisht kontrolloi bukur topin, më pas u rrotulla 360 gradë dhe me një goditje perfekte mposhti për herë të 3-të portierin mik. Ky ishte goli i 3-t i Cikalleshit me Akhisar-in në këtë sezon të kampionatit turk. 2 finalizimet e tjera që vulosën suksesin 5-1 të ekipit të trajnerit Kafkas mbajnë firmat e portugezit Vaz Te dhe turkut Adin. Për meritë edhe të Sokol Cikalleshit, Akhisar Belediye mori një fitore me shumë vlera që e ngjiti në kuotën e 33 pikëve, 8 pikë larg zonës së ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat