Batatina: Nuk u shuhet karriera talenteve e me i dërguar në prokurori

Futboll

Batatina: Nuk u shuhet karriera talenteve e me i dërguar në prokurori

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2017 Në ora: 14:43
Batatina

Të gjithë duan drejtësi. Të gjithë kërkojnë që të luftohen dallaveret, trukimet e ndeshjeve në elitën e futbollit e deri në rangun më të ultë të garave. Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina,  godet për disa padrejtësi që bëhen në futbollin tonë. “Nëse drejtësia punon për të gjithë njësoj, pa anime dhe dikush dënohet e dikush rrinë në tabor të terur, mendoj se do t’i humbë edhe imazhi futbollit.  Atë çka e kam parë unë dhe gjithë opinioni në ndeshjen Besa-Trepça nuk don koment por veprim shumë të rreptë dhe këtë më se miri e vërtetojnë bastoret në Shqipëri dhe Maqedoni.

Nuk ka dallime në drejtësi as për trajner as për refer as për zyrtar por as për klube që thyejnë rregullat e garës dhe prishin imazhin e futbollit për interesa të tyre. Nuk iu shuhet karriera talenteve e më i dërguar në prokurori, por ata që e përgatiten këtë skenar, që edhe fëmija në moshën 8-vjeçare e kanë kuptuar ! Nuk i frikohem finales fare por finalen e kisha dashur ta luajë me një finalistë që ka ardhur me meritë në finale!”, shkruan Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat