KF Besa godet Batatinën: Deklaratë e pa matur nga "strategu" më i madh...

Futboll

KF Besa godet Batatinën: Deklaratë e pa matur nga "strategu" më i madh...

Nga: K.G. Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

Klubi i futbollit me renome Besa nga Peja ka goditur kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatina. Ky është postimi i klubit pejan: “Me një lojë mjaftë dominante dhe angazhuese te treguar nga djemtë e Besë në fund rezultati ishte jo real.  Ajo çfarë na bëri përshtypje nga KF Llapi ishte një deklaratë e pa matur nga "strategu" më i madh llapjan Batatinjo. Ky ekspert duke marrë epitetin e Prokurorit dhe Gjykatësit deklaron pa turp se Besa do te eliminohet nga Kupa pasi gjendët në procedura gjyqësore. I mjeri ky nëse tani është dorëzuar nga finalja dhe gjitha shpresat i ka varur te Prokurori dhe Gjykatësi. Batatinjo ne sot të treguam futboll e ti fitove pa meritë sepse referimi ishte tendencioz. Por në finale te Kupës shpresojmë se nuk do ti kesh këto rrethana lehtësuese dhe aty duhesh të shpalosësh "diturinë" tënde për futbollin sepse nuk fitohet pa meritë dhe me pallavra. Mjerë ai klub i cili mbetet që trajneri të jetë zëdhënës, kryetar, drejtor, ekspert i sigurisë, ekspert i ndërtimit, auditor, financier, shpifës, gjykatës dhe prokurorë.

Ku o katandisur futbolli kosovar kur deklaratat e një pallavraxhije duhet ti komentojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat