Bonucci: Zënka me Allegrin i takon të kaluarës

Futboll

Bonucci: Zënka me Allegrin i takon të kaluarës

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:55
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka thënë se fitorja prej 4-0 kundër Genoas ishte një përgjigje e rëndësishme pas euforisë së eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi shënoi një gol spektakolar në fitoren që e afron Juventusin drejt titullit të radhës në Serie A.

“Ishte një goli mrekullueshëm, është keq që menjëherë pas e humba një tjetër. Ishte e rëndësishme që të bënim një reagim të këtillë, pas euforisë së javës së kaluar në Ligën e Kampionëve”.

“E dëshmuam edhe një herë se jemi një ekip i shkëlqyer që lë prapa të shkuarën dhe angazhohet ta ndërtojë të ardhmen”, ka deklaruar Bonucci për Mediaset Premium.

Bonucci ka folur edhe për zënkën me Massimiliano Allegrin që i kishte kushtuar me lënie në tribuna.

“Ajo që ndodhi me Allegrin na bëri më të fortë, edhe si grup edhe mua personalisht. Diçka e tillë na dha një shtesë të madhe për fazën përfundimtare të sezonit, ku na pret një muaj vendimtar dhe ne mund të provojmë të fitojmë gjithçka”, ka shtuar qendërmbrojtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat