Çerkini: Penalltia ishte e dyshimtë!

Futboll

Çerkini: Penalltia ishte e dyshimtë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2017 Në ora: 19:25
Burim Çerkini

Gjithçka është e paqartë se cilat nga skuadrat do të shpallet kampion dhe cila do të mbetet në barazh në elitën e futbollit të Kosovës. Tri skuadra luftojnë për titull e tri për t’i ikur pozitës së barazhit.  Trepça ’89 ka një epërsi të mirë në krye të tabelës, e cila udhëheq me 65 pikë shtatë më shumë se Feronikeli dhe tetë se Prishtina që renditet në pozitën e tretë. Gjashtë javë deri në fund, edhe 18 pikë të mundshme, kjo nënkupton se gjithçka është e hapur për titull. Trepça nga Mitrovica është në pozitën e  parafundit (i 11-ti) me 16 pikë, por me shpresa se mund ta zërë vendin e dhjetë që i mundëson të luaj në barazh.

Megjithatë, lufta më e ashpër do të zhvillohet ndërmjet Lirisë që renditet në vend të tetë me 27 pikë, Ferizaj një vend më poshtë me 24 sosh dhe Drita (22) në vendin e dhjetë.  Këto skuadra synojnë t’i ikin barazhit. Trajneri i përkohshëm i Ferizajt, Burim Çerkini, i cili e zëvendëson Argjend Beqirin që dha dorëheqje ditë më parë, tha se kanë mundur t’i fitojnë tri pikë në Prizren kundër Lirisë, por sipas tij, u dëmtuan nga një penallti e dyshimtë. Ferizaj barazoi me rezultat 1:1 dhe kjo pikë ia përforcon edhe më shumë shpresat që t’i ikin zonës së rrezikut. Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot” deklaroi se çdo pikë e fituar në udhëtim është sikur ari. “Në Prizren kemi shkuar të mobilizuar për tri pikë, por nuk arritëm më shumë se një. Djemtë janë angazhuar, dhanë maksimumin, por u dëmtuam nga një penallti”, ka thënë Çerkini. Ai tha më tej se janë të kënaqur edhe me një pikë, për faktin se nuk janë larg pozitës së tetë.  Çerkini mendon për ndeshjen e radhës, ku takohen me rivalin e rrezikuar. “Në Gjilan shkojmë që të dalim të pamposhtur në përballje me Dritën. Synimi ynë është mi ikë barazhit dhe nëse arrijmë rezultat të favorshëm....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat