Arsenali pas Forsbergut

Futboll

Arsenali pas Forsbergut

Më: 25 prill 2017 Në ora: 00:44
Emil Forsberg

Ylli i Red Bull Leipzing, Emil Forsberg ka rënë në radarin e gjigantit anglez, Arsenalit, të cilët po mendojnë të ofrojnë 20 milionë funte për shërbimet e tij.

Emil Forsberg ka befasuar të gjithë më rendimentin e tij këtë sezon në Bundesliga me skuadrën e RB Leipzing.

Me paraqitjet e tij të mirë ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, ku e fundit është Arsenali.

Sipas The Sun, skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger po përgatitet të bëjë një ofertë prej 20 milionë funteve për yllin suedez.

Topçinjtë janë impresionuar nga forma e 25-vjeçarit në Bundesliga dhe mendojnë ta bëjnë transferimin e dytë të verës pas mbrojtësit të Schalkes, Sead Kolasinac.

Ndryshe, për Forsbergun interesim të madh ka shprehur edhe gjiganti tjetër anglez, Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat