Ath. Bilbao mund Eibar, më pranë Europa League

Futboll

Ath. Bilbao mund Eibar, më pranë Europa League

Më: 25 prill 2017 Në ora: 06:32
Ath. Bilbao

Një gol në fund i Raul Garcias, afron gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm, Athletic Bilbaon. Skuadra baske me një finalizim të ish mesfushorit të Athleticos së Madridit in extremis, triumfoi me rezultatin 0-1 në Estadio Municipal de Ipurua, përballë Eibarit, skuadrës surprizë të këtij sezoni. Për formacionin trajnerit e Jose Luis Mendillibar, Europa do të mbetet thjeshtë një ëndërr pas kësaj disfate.

Ishte një ndeshje e luajtur më mirë nga vendasit e Eibarit por në fund fitoi eksperienca e Bilbaos që me këtë sukses u ngjit në vendin e 6-shtë. Pjesa e parë nuk prodhoi pothuajse asgjë ndërsa në minutën e 56-të gjërat u ndërlikuan ndjeshëm për Eibarin pasi mbrojtësi argjentinas Escalante u ndëshkua me karton të kuq duke lënë të tijët me një lojtar më pak në fushë. Pavarsisht përpjekjeve të Eibarit për të bërë dicka golin e gjeti skuadra e Ernesto Valverdes me Raul Garcian në minutën e 94-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat