Hazard nuk është në nxitim për të nënshkruar një kontratë

Futboll

Hazard nuk është në nxitim për të nënshkruar një kontratë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 13:22
Hazard kur festonte

Futbollisti Eden Hazard nuk është në nxitim për të nënshkruar një kontratë të re me Chelsea, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.

Real Madridi është i interesuar ta joshë ndërkombëtarin e Belgjikës, që të largohet nga “Stamford Bridge”. Marrëveshja e 26-vjeçarit me udhëheqësit e Premier League vazhdon deri në qershor 2020, por “Los Blancos” besohet se po konsiderojnë një lëvizje të sulmuesit drejt “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Hazard nuk është i shqetësuar me të ardhmen e tij në këtë fazë të sezonit.“Nuk ka asnjë shenjë të një kontrate të re për momentin, – thotë ish-ylli i Lilës për “Sky Sports”. – Unë jam i fokusuar te muaji i fundit i sezonit, për të tjerat do të flasim më vonë. Nuk është në mendjen time tani e ardhmja, kam edhe dy apo tri vite të mbetura te Chelsea. Unë dua vetëm ta përfundoj sezonin sa më mirë të jetë e mundur, më pas do të shohim.” Chelsea është në prag të fitimit të titullit në Premier League dhe “FA Cup”, që në sezonin e parë të Antonio Conte në këtë klub si trajner.Hazard është duke luajtur një rol kyç në formën e mirë të bluve këtë sezon. 26-vjeçari ka shënuar 15 gola në të gjitha garat e deritanishme të këtij sezoni, teksa ishte jo pak përcaktues  me përpjekjet e tij më të fundit për ta ndihmuar Chelsea të fitonte ndaj Tottenham 4-2, për të arritur në finalen e “FA Cup”. Chelsea mbetet për momentin 4 pikë të qartë në krye të Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat