Çani shënon, Pisa barazoi dhe fundoset

Futboll

Çani shënon, Pisa barazoi dhe fundoset

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:18
Edgar Çani

Skuadra e Pisa-s nuk arriti më shumë se një barazim (1:1) me Pro Vercelli-n, në ndeshjen e javës së 38-të të Serie B në futboll. Portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, u paraqit standard, kurse reprezentuesi i Shqipërisë, Edgar Çani luajti nga minuta e 71-të, duke ndihmuar ekipin e Pisa-s në barazim, por ky rezultat është sikur humbje, pasi që tani janë fundosur në renditje (i 22-ti) me 33 pikë dhe me pak shpresa për mbijetesë.

Çani ishte protagonist i barazimit në minutën e 74-të, ndërsa mysafirët përmes Comit realizuan në minutën e 14-të, i cili ka qenë i pagabueshëm nga penalltia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat