Hazard: Duhet të shënoj më shumë gola për të arritur nivelin e Messit

Futboll

Hazard: Duhet të shënoj më shumë gola për të arritur nivelin e Messit

Më: 25 prill 2017 Në ora: 19:10
Eden Hazard

Eden Hazard tregon sesi mund të hyjë në konkurrencë me yllin argjentinas.

Futbollisti i Chelseat beson se i duhet të realizojë më shumë gola në mënyrë që të krahasohet me futbollistë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që janë makineri golash.

Hazard ka realizuar 15 gola këtë stinor me Chelsean në Premier Ligë, por ai beson se duhet të shënojë më shumë për të arritur në majat e futbollit.

“Shumë njerëz më thonë: ‘Duhet të bëhesh pak më vetjak’, por kur unë hyj në fushë preferoj që të pasoj topin te bashkëlojtarët”, ka shpjeguar Hazard.

“Mundohem që nga ndeshja në ndeshje të bëhem më vetjak. E di se është në favor timin nëse shënoj më shumë gola, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të arrij nivelet e Messit apo Ronaldos. Jam duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat