Valon Behrami kujton Luftën e Kosovës për videon e "AI": Atëherë të gjithë burrat u vranë përpara syve të grave shqiptare

Futboll

Valon Behrami kujton Luftën e Kosovës për videon e "AI": Atëherë të gjithë burrat u vranë përpara syve të grave shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 prill 2017 Në ora: 00:46
Valon Behrami

Është nga ata histori të rrallë që të ngrihet gjaku. Në një video-intervistë për Amnesty International lojtari nga Kosova, Valon Behrami (32) tregon historinë e tij të migrimit në vegjëli. Lojtari i Kombëtares helvete tregon orët e errta: “Xhaxhai dhe kushëriri im u vranë. Ata u përpoqën të arratisen dhe arritën në kufi.” Megjithatë arratisja dështoi. “Ata u zbuluan. I ndanë burrat në njërën anë, gratë në anën tjetër. Atëherë të gjithë burrat u vranë përpara syve të grave.”

Valoni i vogël ka më shumë fat. Gjatë kohës së luftimeve jetonte në Zvicër. 1990, Valoni është pesë vjeçar, familja e tij u shpërngul nga Mitrovica e Kosovës në Zvicër. Babai i tij ashtu si shumë shqiptarë tjerë të Kosovës u ndalua dhe u dhunua nga policia.

“Nëna dhe babai im deshin diçka më të mirë për neve,” tregon Behrami historinë e shpërnguljes. “Por duheshte shumë guxim ta nxjerrje familjen nga zona e konfrontimeve.”

Gjithashtu pas vendosjes së tyre në Zvicër, familja nuk njohu qetësinë: familja e tyre akoma ndodhej në zonën e luftimeve. “Ne ishim të sigurtë në Zvicër, por duheshim ta lëmë pjesën tjetër të familjes.”

Më pas Behrami kujton momentet e para në Zvicër. “Kujtoj natën kur me autobus u vendosëm në Zvicër. Ishte shumë ftohtë, ishte dhjetor. Muajt e parë ishin mjaft të vështira. Motra ime dhe unë qanim gjithë kohën, sepse kishim një jetë tjetër në Kosovë.”

Me historinë e tij familjare, Behrami mbështet fushatën «Football Welcomes Refugees» – futbolli don të thotë të mirëpresësh refugjatët - ideuar nga «Amnesty International». Behrami: “Sporti është një nga mundësitë më të mira të integrimit. Futbolli dhe sporti në përgjithësi mund të ndihmojnë shumë. Shoh situata ekstreme që ndodhin në pjesë të ndryshme të botës dhe mendoj sesi mund të ndihmoj.”


Ashtu si Zvicra kishte ndihmuar atëherë familjen Behrami. Për këtë shqiptari i Kosovës i është pafundësisht falenderues Zvicrës: “Dua të jap gjithmonë 100 përqind për këtë vend, ashtu siç mua më ofroi ajo mua gjithshka.”
Në fillim të videos Behrami tregon flamurin e Kosovës, duke thënë - Se dy pjesë janë mjaft të rëndësishme në jetën e tij, njëra Kosova dhe tjetra Zvicra./Bota sot

Lexo edhe: Më mirë një Valon i zakonshëm në Mitrovicë, sesa një yll futbolli në Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat