Shkëndija i jep ‘flakaresh’ të fortë Vardarit, Ibraimi bindshëm në krye të shënuesve  

Futboll

Shkëndija i jep ‘flakaresh’ të fortë Vardarit, Ibraimi bindshëm në krye të shënuesve  

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:50
Pamje nga festa e Shkëndijes

Shkëndija e Tetovës e mposhti me rezultat bindës 3:1 kampionin në fuqi, Vardarin e Shkupit, në ndeshjen që u zhvillua në Tetovë pa prania e shikuesve, pasi që skuadra tetovarë është penalizuar për një ndeshje nga Federata e Futbollit e Maqedonisë. Skuadra shqiptare edhe pa ndihmën e shikuesve sidomos tifozëve më të flaktë ‘Ballistët’ i jep ‘flakaresh’ të fortë liderit. Sulmuesi Besart Ibraimi edhe një herë tregoi klasin e lart të tij, duke shënua dy gola. Ai prin bindshëm në listën e shënuesve, me gjithsej 18 gola, duke e lëmë pas Igor Nedelkoviqin e Sileksit të Kratovës me 12 të shënuara dhe bashkëlojtarin e tij, Fehan Hasanin. 

 Në minutën e 15-të, Dino Medjedoviç, shënoi për epërsinë e Shkëndijës, por Vardari barazoi përmes Balotelli Jonathan në minutën e 43-të. Pjesa e dytë ishte ndryshe, vijnë në shprehje cilësitë e Ibrahimit i cili ka qenë fatal për kampionin. Ai shënoi në minutën e 64-të e në atë të 82-tën, duke i jap goditje të fortë liderit.  Vardari kryeson me 68 pikë, ka dhjetë më shumë se Shkëndija pas 29 jave të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat