Jardim: Nuk është e mundur të jesh konkurrues në 4 fronte

Futboll

Jardim: Nuk është e mundur të jesh konkurrues në 4 fronte

Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:26
Jardim

Fakti që nuk e rreshtoi formacionin tipik në gjysmëfinalen e Kupës së Francës i ka sjellë Leonardo Jardim kritika të shumta të mëkurën mbrëma. Mungesa të rëndësishme për skuadrën e Principatës si, Radamel Falcao, Kylian Mbappe, Bernardo Silva apo Kamil Glik, që u gjunjëzua 5:0 ndaj PSG.Ndërkohë tajneri i AS Monaco tentoi të justifikohej në konferencën e shtypit: “Ata që e kuptojnë futbollin, që e dinë mirë se çfarë ndodh në këto nivele, e dinë gjithashtu se Monaco ka 5-6 lojtarë, me rezerva fizike të vogla ose të mëdha. Nuk është e mundur të jesh konkurrues në 4 fronte. Disa ekipe ia dalin me një efektiv prej 25-26 lotjarësh. E kam fjalën për 25 lojtarë të nivelit të lartë. Kur ti i ke këto mundësi, mund të luash në të gjitha kompeticionet. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të qëndruar konkurrentë”, ka thënë Jardim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat