Me leje të kujt vjen Cërvena Zvezda në periferi të Prishtinës?

Futboll

Me leje të kujt vjen Cërvena Zvezda në periferi të Prishtinës?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:46
Pamje nga një atmosferë në Graçanicë kur luante Zvezda

Cërvena Zvezda e Beogradit sërish do të zbarkojë në shtetin e Kosovës! Kjo bëhet e ditur në ditën e djeshme nga disa të ashtuquajtura media serbe. Klubi famëkeq nuk është hera e parë që do të vjen e të luajë në stadiumin e Graçanicës, në periferi të Prishtinës. Si gjithnjë vijnë ata për të luajtur një ndeshje për bamirësi! Me leje të kujt do të futen në territorin e Republikës së Kosovës? Një dihet, Federata e Futbollit e Kosovës është e pranuar në asociacionet më të larta ndërkombëtare, në UEFA e FIFA dhe tash e ka autoritetin apo fuqinë për të ndaluar ekipin nga Beogradi për të hyrë në shtetin tonë.

Sepse asnjë klub nuk mund të hyjë ilegalisht pa lejen e organeve përkatëse. Ata vijnë me 23 maj për të luajtur një miqësore në stadiumin “Dragan Xhajiq” në Graçanicë. Të gjithë shpresojnë se kësaj here nuk mundet klubi nga Serbia të futet në Kosovë pa leje e organeve përkatëse, në rast se futet pa leje, do të ishte skandal! Mos të harrojmë, se klubi beogradas disa herë ka ardhur në Kosovë dhe prej askujt nuk ka marrë leje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat