Komisioni disiplinor i FFK-së, “komision i turpit”

Futboll

Komisioni disiplinor i FFK-së, “komision i turpit”

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:32
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Se për Komisionin Disiplinor të FFK-së, nuk ekzistojnë rregulla dhe rregullore, apo ndoshta edhe ekzistojnë por i shkelin ato me dy këmbët, i shkelin sepse bëhen për interesa personale apo grupore e në dëm të futbollit. Janë të çuditshme dhe befasuese reagimet e mediave, sa lehtë i anashkalojnë këto shkelje të rregullave duke shqiptuar dënime qesharake për skandalet e para disa ditëve atëherë kur po thuaj të gjitha mediat paraqitnin si lajm kryesor dhe shokant për opinionin.

A nuk janë shokante edhe këto veprime t[ komisionit disiplinor të FFK-së, a nuk duhen te kritikohen këto shkelje të rregullave, a nuk duhet të kërkohet përgjegjësi nga këto organe dhe vetë FFK.

Që sa kohe kem paralajmëruar opinionin se trukimevet po “ju paraprijnë vetë” udhëheqja e FFK-së, me çka u vërtetua me shqiptimin e dënimeve aktereve të këtyre skandaleve.

Nga “prijësit” e FFK-së, dënohen ata që punojnë drejt, pra të drejtit, të sinqertit, punëtoret dhe vlerat, kurse stimulohen, gënjeshtarët, nënshtruesit, të dëgjueshmit, trukuesit, hajnat dhe dallavergjinjtë.

Komisioni disiplinorë me veprimet e fundit, është pasqyra më e mirë se në duar të kujt është futbolli i Kosovës, dëshmi e fortë se kjo garniturë udhëheqëse e kësaj federate është e “zhytur thellë në krimin” që po i bëhet futbollit të Kosovës, sepse të gjitha këto degradime kane zanafillën më herët dhe nga vetë federata.

Ata qe duan të ndryshojnë diçka për të mirë në futbollin e Kosovës, bëhen viktimë e kësaj udhëheqje të kësaj federate.

Thonë gjarpri nuk i zbulon këmbët e veta, por dita ditës po i zbulojnë këmbët, por edhe po e ndërrojnë lëkurën.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat