FIFA dënon rëndë Shqipërinë

Futboll

FIFA dënon rëndë Shqipërinë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:35
Ilustrim

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 100,000 mijë franga zvicerane (78,000 funte) për sjelljen jo të mirë të tifozëve të saj gjatë ndeshjes për kualifikimet të Kupës së Botës, muajin e kaluar kundër Italisë në Palermo.Mendohej se do të kishte një dënim më të rëndë pas ngjarjeve që shkaktuan ndërprerjen e takimit në Palermo. Por FIFA ka vendosur që Shqipëria të dënohet vetëm me gjobë, duke shmangur kësisoj dënimin e fushës apo zhvillimin e ndeshjeve jashtë pa praninë e tifozëve.

Në listën e vendimeve të FIFA-s shkruhet se gjoba prej 100 mijë frangash zvicerane dhe paralajmërimi për Shqipërinë është dhënë për sjelljen e papërshtatshme të spektatorëve (ndezjen e fishekzjarrëve). Për këtë arsye, edhe Federata Italiane është dënuar me një gjobë prej 15 mijë frangash pasi klasifikohet shkelje lejimi i ndezjes së fishekzjarrëve nga tifozët, ndonëse ata ishin shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat