Bayerni zyrtarizon blerjen e plotë të Coman

Futboll

Bayerni zyrtarizon blerjen e plotë të Coman

Më: 27 prill 2017 Në ora: 20:39
Kinglsey Coman

Kinglsey Coman bëhet edhe zyrtarisht futbollist i Bayern Munichut.

Bayern Munich ka nisur qysh tash të mendojë për kompletimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Klubi bavarez përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tij, ka bërë të ditur që ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes së Kinglsey Coman nga Juventusi, i cili tash e dy vite është i huazuar te kampionët e Gjermanisë.

Bayerni i ka paguar ‘Zonjës së Vjetër’ 21 milionë euro për të kompletuar blerjen e futbollistit, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat