Alcantara vazhdon kontratën me Bayernin

Futboll

Alcantara vazhdon kontratën me Bayernin

Më: 28 prill 2017 Në ora: 12:21
Tiago Alcantara

Kampionët e Gjermanisë kanë njoftuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin spanjoll.

Tiago Alcantara do të jetë pjesë e Bayern Munichut deri në vitin 2021. Klubi bavarez ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin 26-vjeçar.

Alcantara ka pasur kontratë me Bayernin deri në vitin 2019, por ka arritur marrëveshje me klubin që ta vazhdojë atë edhe për dy vite të tjera.

Reprezentuesi i Spanjës i është bashkuar kampionëve të Bundesligës në vitin 2013 nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat