Trepça ’89 bindshëm ndaj Hajvalisë, një hap larg titullit

Futboll

Trepça ’89 bindshëm ndaj Hajvalisë, një hap larg titullit

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:11
KF Trepça '89

Trepça ’89 nga Mitrovica vazhdon rrugëtimin drejt titulli të kampionit në elitën e futbollit. Mitrovicasit shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Hajvalisë, në ndeshjen që u zhvillua në Kizhnicë, në kuadër të javës së 28-të. Mitrovicasit ishin më të mirë dhe me tri pikë të reja janë me pranë ëndrrës, që ta fitojnë kampionatin. 

Florent Hasani, Oto John e Fiton Hajdari realizuan për fitoren bindëse. Trepça ’89 udhëheq renditjen me 68 pikë, ka një ndeshje me shumë se Feronikeli në pozitën e dytë me 58 sosh, kurse Prishtina mban vendin e tretë me 57 sosh dhe Hajvalia është në fund me 7 pikë. Në javën e ardhshme ’89-shi do ta presë Gjilanin, kurse Hajvalia luan në konak të Drenicës në Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat