Cana: Jam në kontakte me Marseillen

Futboll

Cana: Jam në kontakte me Marseillen

Më: 28 prill 2017 Në ora: 20:16
Lorik Cana

Lorik Cana mund të rikthehet sërish te Marseille.

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, i ftuar në emisionin ‘Pasdite’ në Top Channel, ka pranuar se mund të rikthehet te Marseille, në një post drejtues.

Ai ka shtuar se tani ka mbetur për të parë se sa serioz është ai projekt, për të menduar pastaj nëse do ta pranojë.

Në rast dështimi për të arritur një marrëveshje të tillë, Cana ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë kurset për t’u bërë trajner.

Kujtojmë se Lorik Cana në karrierën e tij, ka qenë lojtar i Marseille për pesë vite, ku ka regjistruar 122 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat