Monaco kërkon përmbysjen, mirëpo mësoni statistikat e frikshme të Juves

Futboll

Monaco kërkon përmbysjen, mirëpo mësoni statistikat e frikshme të Juves

Më: 9 maj 2017 Në ora: 20:38
Lojtarët e Juventusit

Në Torino do të vendoset finalisti i parë i Ligës së Kampionëve që do të marrë vizën për finalen e Cardiffit që do të zhvillohet më 3 qershor.

Juventusi është favorit i madh, pasi fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim te Monaco, ashtu që skuadra nga principata duhet të regjistrojë fitore me më shumë se dy gola epërsi.

Mirëpo, nëse bazohemi në statistikat e mëposhtme, diçka e tillë duket një “mision i pamundur”:

Juventusi nuk ka pësuar humbje në shtëpi në të gjitha garat që nga gushti i vitit 2015 kur humbi nga Udinese me rezultat 1-0.

Skuadra e fundit që ka fituar në Juventus Arena ka qenë Bayern Munichu në prillin e vitit 2013. Që atëherë, Bianconerët kanë regjistruar 13 fitore dhe nëntë barazime.

Hera e fundit që Zonja e Vjetër ka humbur nga një klub francez ishte humbja si mysafir në vitin 2009 nga Bordeaux. Në takimet pasuese me klubet franceze, Juve ka regjistruar pesë fitore.

Bardhezinjtë kanë zhvilluar gjashtë ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve pa pranuar gol, ndërsa gjatë gjithë sezonit të sivjetmë në këtë garë kanë pranuar vetëm dy gola.

Juventus nuk ka humbur në 50 ndeshje garuese në trrren vendas.

Gianluigi Buffon nuk ka pranuar gol për 621 minuta në Ligën e Kampionëve.

Të gjithë 15 golat e fundit të Paulo Dybalas janë shënuar në Juventus Stadium, prandaj kjo mund të jetë nata e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat