Djali i Kujtim Shalës shkëlqen në Gjermani

Futboll

Djali i Kujtim Shalës shkëlqen në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:02
Andis Shala

Sulmuesi Andis Shala është tre gola pas shënuesit më të mirë në Ligën e Katërt të Gjermanisë (në rajonin verilindje) në futboll. Shala tregoi klasin e tij edhe në fitoren me rezultat 4:1 të Babelsberg-ut kundër Luckenwalde-s.

Shala shënoi në minutën e 35-të e 66-të nga penalltia. Adisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Kujtimit.  Ai me dy golat të fundit është i dyti me 18 gola në listën e shënuesve, ka tri me pak se Federico Palacios-Martinez (RB Leipzig II). Një javë pa përfunduar edicioni Babelsberg renditet në vend të gjashtë me 52 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat