Është faji i të gjithëve

Futboll

Është faji i të gjithëve

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:00
Memushaj

Pescara sezonin e ardhshëm do të rikthehet sërish në Serie B. Humbja e fundit me Bologna-n thjesht konfirmoi momentin e vështirë të ekipit të Zemanit.
I vetmi që ka kërkuar falje në emër të ekipit është kapiteni Ledian Memushaj pas ndeshjes së djeshme ndaj Bolognës.
“Kemi dhënë maksimumin, duam t’u kërkojmë falje të gjithëve. Gabimi më i madh? Nuk është vetëm një. Është faji i të gjithëve ky sezon, kemi dështuar të gjithë së bashku. Unë do të qëndroj, por duhet të shikojmë se si janë kushtet”, ka deklaruar Ledian Memushaj, që luajti sezonin e tij të parë në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat